Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Qeveria miraton buxhetin 6 mujor: 86 milionë euro më shumë të ardhura se shpenzime

Ministri i Financave Avdullah Hoti duke u bazuar në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, sot në mbledhjen e Qeverisë prezantoi Raportin e Buxhetit për gjashtëmujorin e parë të vitit 2015, i cili u miratua nga Qeveria.
“Në këtë gjashtëmujor, kemi pasur pranime prej 772 milion Euro dhe pagesa prej 686 milion Euro, që ka quar në rritje të parasë së gatshme për 36 milion euro. Kjo e ka rritur bilancin bankar të qeverisë për 24%, nga 163 milion Euro, sa ishte më 1 janar 2015, në 202 milion Euro më 30 qershor 2015, duke rritur kështu qëndrueshmërinë financiare të Qeverisë së Kosovës”, ka theksuar ai. Sipas tij pagesat për financim, përfshirë pagesat e kryegjësë së borxhit shtetëror, ishin 6% më të ulëta se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2014, dhe arritën vlerën prej 19 milion Euro. “Pranimet nga huamarrja e brendshme dhe e jashtme, si dhe pranimet e njëhershme, arritën vlerën prej 76 milion Euro, që është për 16% më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014 për shkak të kalendarit të emetimit të letrave me vlerë dhe planit të disbursimeve të kredive ndërkombëtare”, ka theksuar ai./tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts