Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

FRYMA/ Qeveria e re malazeze: festë me flamuj serbë dhe këngë për Serbinë e Kosovën (pamje)

Zgjedhja e qeverisë së re të Malit të Zi, e kryesuar nga kryeministri i frymës proserbe Zdravko Krivokapiç, u festua në disa qytete malazeze.

Festimet ishin të ngjashme me ato të 30 gushtit, pasi pjesëmarrësit përsëri mbanin flamujt e një vendi tjetër, më saktë Serbisë, duke kënduar njëherësh për Serbinë dhe Kosovën.

Pamjet e publikuara nga portalet malazeze tregojnë grupe qytetarësh në sheshin kryesor të Nikshiqit me trengjyrëshin serb.

Kujtojmë se në qeverinë e re malazeze, zv.kryeministër u zgjodh shqiptari Dritan Abazoviç, njeriu kyç i ndryshimit të kahjes së pushtetit në këtë vend. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts