728 x 90 Leaderboard

Qeveria, “dorë në zemër” për debitorët e energjisë: shtyn me një muaj afatin e pagesave

Rradhët e shumta nëpër sportelet e OSHEE-së dhe lutjet e debitorëve që të shtyhet afati i pagesave të prapambetura, kanë bërë që qeveria të vërë dorën në zemër, e ta shtyjë këtë afat me një muaj. Dita e nesërme pra, nuk do jetë e fundit. Ajo do jetë 31 marsi, siç e bëri me dije dyshja Çela-Gjiknuri. Ky i fundit, tha:                                                                                                                                                                                                                                                                                  “Sot, konstatoj me kënaqësi se qytetarët shqiptarë i janë përgjigjur pozitivisht këtij angazhimi të guximshëm të OSHEE-së dhe qeverisë.

Falënderoj të gjithë qytetarët që vendosën ti japin fund abuzimit me energjinë, lidhën kontratat e reja me OSHEE-në duke ju bashkuar shumicës së qytetarëve të ndershëm që kanë paguar rregullisht për energjinë e konsumuar. Duke dashur tu vimë në ndihmë qytetarëve debitorë, për ta bërë të përballueshme shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, qeveria dhe OSHEE ofruan një skemë tejet lehtësuese.

Nga hyrja në fuqi e kësaj skeme, janë mbi 233 mijë abonentë që kanë firmosur aktmarrëveshjet dhe më shumë se gjysma e tyre kanë përfituar uljen me 80% të kamatëvonesave. Afrimi i ditës së fundit të vlefshmërisë së kësaj skeme lehtësuese ka shtuar ndjeshëm rradhët në zyrat e OSHEE-së në të gjitha rrethet.

Pavarësisht masave të marra nga kompania për shtimin e sporteleve dhe zgjatjen e orareve, të gjithë e kuptojnë se kjo është një situatë jo e zakonshme. Kemi vendosur ti përgjigjemi pozitivisht kërkesave të shumta të qytetarëve për një shtyrje të afatit të vlefshmërisë së skemës lehtësuese të pagesave për abonentët familjarë”.

Qeveria shqiptare, e konsideron  nxjerrjen nga kolapsi financiar të sistemit energjitik shqiptar, si një çlirim të dytë te vendit. Dhe pas 20 vitesh, ky është rasti i parë që nga masivizimi i fenomenit të mospagesës së energjisë, shqiptarët kthehen në të kundërtën: masivizimin e pagesës, duke duruar dhe rradhët e gjata./tesheshi.com/     

 

 

Related posts