QËNDRIMI/ Meta shpjegon opozitarisht ç’dekretimin e 30 Qershorit: cenohet gara, “Bindja” e Patozit shkeli afatet e regjistrimit!

Presidenti Meta doli para mediave dhe publikut për të shpjeguar kushtetushmërisht se pse vendosi të ç’dekretojë 30 qershorin si datë të zgjedhjeve lokale, gjë që bëri live dhe këmbëngulësisht. Me një gjuhë më shumë politike se sa kushtetuese, kreu i shtetit morri pozicion të hapur krah opozitës,kur deklaroi se:

Është fakt se në mënyrë të vazhduar opozita nuk ka shprehur vullnetin për të mos hyrë në zgjedhje, por referuar fakteve, edhe raporteve të OSBE-ODIHR ka ngritur pretendimin se zgjedhjet nuk do të jenë të lira dhe të ndershme. Kjo nënkupton se ato dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje por konkurrim i lirë me rregulla të përcaktuara. Është detyrë e qeverisë ta garantojë këtë. Nëse ky detyrim nuk përmbushet, i vetmi autoritet që ka mundësi të ndërhyjë është presidenti.

Ai ka vendosur që të ushtrojë funksionin e tij për të garantuar të drejtën për të zgjedhur.

Zhvillimi i zgjedhjeve në kushtet tensionuara sjell jo vetëm bojkot por edhe rrezikun e një konflikti civil. Presidenti ka përgjegjësinë që të sigurojë bashkëjetesën demokratike e cila vjen para çdo rregullimi tjetër”, tha Meta.

Si për t’ju kundërvënë kreut të mazhorancës në bindjen e tij se më 30 qershor do ketë zgjedhje, Meta deklaroi se ai dhe vetëm ai e ka të drejtën e caktimit të datës së zgjedhjeve.

“Në zbatim të neni 92, Presidenti i Republikës është organi i vetëm kushtetues që ka për kompetencë caktimin e datës së zgjedhjeve si dhe për zhvillimin e referendumeve. Konkretisht në këtë dispozitë Kushtetuta përcakton datën e zgjedhjeve. Pa pasur një datë të caktuar nga Presidenti i Republikës, zgjedhjet e përgjithshme apo vendore nuk mund të zhvillohen. Kurrsesi data e zgjedhjeve nuk mund të jetë ditë përçarës”, deklaroi presidenti.

Duke vijuar me argumentim politik se sa kushtetues, Meta e argumentoi kështu ç’dekretimin e datës së zgjedhjeve:

“Është dekretuar data në kushtet e një klime normale politike në vend. Presidenti ka ndjekur në vijimësi masat administrative për realizimin e këtij procesi, por rezulton se në skadim të afatit të regjistrimit të partive politike, ato të opozitës nuk janë regjistruar, pasi sipas tyre nuk mund të garantohen standardet për zgjedhje të lira. Ky vendim i opozitës pasoi vendimin e saj për djegien e mandateve. Nga ana tjetër Shqipëria po kalon një krizë kushtetuese. E gjithë kjo gjendje është shqetësuese dhe rrezikon stabilitetin e vendit.

Si President kam bërë të gjitha përpjekjet dhe kam bërë thirrje mes palëve që të gjejnë zgjidhje dhe të kalojnë krizën, por përpos thirrjeve sërish me keqardhje konstatoj se palët politike reflektojnë thellim të ndasive mes tyre.

Qeveria synon të shkojë e vetme në zgjedhje pa marrë asnjë hap për zgjidhen e krizës dhe dialog, nga ana tjetër edhe opozita shprehet se do të pamundësoje zgjedhjet, në vlerësim të situatës dhe gjuhës së urrejtje. Eksiton  rreziku që vendi të shkojë drejt përshkallëzimit të pasojave të pakontrollueshme. E konsideroj këtë moment si moment serioz për paqen në vend.

Nëse në zgjedhje merr pjesë vetëm maxhoranca atëherë popullit i cenohet e drejta për të votuar. Standardet jo vetëm nuk përmbushen por shkelen në mënyrë flagrante. Këto zgjedhje kështu bëhen zgjedhje jo demokratike”, u shpreh Meta.

Kreu i shtetit nuk kurseu as “Bindjen” e Patozit, e cila është në garë, duke thënë, siç opozita PD-LSI, se ajo u regjistrua në KQZ përtej çdo afati. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts