728 x 90 Leaderboard

Qëndrimi i ri i LSI-së për të djeshmen me PS-në: si u trajtua rasti “Balili”?

Për herë të parë që pas qershorit 2017, LSI ka promovuar idenë se ishte ajo që preferoi të kalonte në opozitë, duke ikur nga koalicioni me PS-në. Gjatë një takimi të krerëve të saj në Shkodër, Luan Rama tha se po të ishte LSI në qeveri, kryeministri Rama do ia faturonte asaj gjithë të këqijat.

“Nëse ne do të ishim në qeveri, natyrisht të gjitha këto dëshmi, fakte dhe realitete skandaloze të lidhjeve të krimit me politikën, kryeministri do t’ia faturonte LSI-së, siç bëri gjatë 4 viteve të shkuara”.

Po kështu dhe kryetarja Kryemadhi: “Për hir të së vërtetës dua të theksoj se LSI pas zgjedhjeve të 2017-ës nuk kishte më mënyrë tjetër por vetëm një qëndrim të saj, pozicionimin e saj në opozitë. Dalja në opozitë mund të ketë qenë zhgënjim për disa njerëz, por ishte e domosdoshme. Ose do të bëheshim palë me qytetarët, ose për t’u bërë pjesë dhe bashkëfajtor me grupet kriminale të Edi Ramës”.

Por realisht çfarë ndodhi në katër vite koalicion në këtë aspekt? Rama ia atribuoi LSI-së vetëm atë që është tipar i saj, klientelizmin – pra punësimet në administratë, të cilat u pagëzuan nga kreu i mazhorancës si “tepsi”. Me këtë stigmë politike më pas, Rama ndërtoi kredon e re të fushatës, ku promovoi nevojën për të qeverisur pa koalicion.

Ndërkohë, për rastin më flagrant, atë të Klement Balilit, një prej drejtorëve të LSI-së, PS e kurseu aleaten e saj. Që kur u hap si çështje, PS nuk ia ka përmendur në asnjë rast LSI-së, faktin se Balili ishte një prej njerëzve të saj.

Ndërsa sa për atë se kush u shkëput nga njëra-tjetra, PS nga LSI apo e kundërta, inisiativa qe e Ramës. Hezitimit të Metës për të rilidhur koalicion, kreu i mazhorancës iu përgjigj me një vendim shkëputjeje duke e kapur në befasi kundërshtarin. Siç u pa më pas, LSI-në përshkroi një e irrituar dhe nervoze përgjatë gjithë fushatës së saj. Ishte ndjesia trishtuese e rënies në opozitë pas 8 viteve pushtet. /tesheshi.com/           

 

Related posts