Pushtimi pa ushtarë, “Veçernie Novosti”: të rinj nga Kosova po marrin dokumentet serbe

E përditshmja serbe Veçernie Novosti bën të ditur se është rritur shumë numri i shqiptarëve të Kosovës që po marrin letërnjoftime serbe, ç’ka i bën automatikisht ata qytetarë të Serbisë dhe e zbraz Kosovën. Kosovarët po merrin pasaporta serbe pasi me ta udhëtojnë lirisht në vendet e hapësirës Shengen.

Me këtë rast po ndodh as më pak e as më shumë por pushtimi real i Serbisë në Kosovë pa pasur nevojë për asnjë ushtar.

Novosti ka biseduar me drejtorin e gjendjes civile të Graçanicës, qytetet pranë Prishtinës, ku bëhen aplikimet dhe shpërndahen dokumentet e Serbisë.

Ljubinko Karaxhiç, vuri në dukje se dokumentet serbe po kërkohen nga shqiptarë të moshave të ndryshme dhe niveleve arsimore, ndërsa për sa i përket Graçanicës shumica prej tyre vijnë nga Prishtina.

“Përveç atyre që tashmë kanë dokumente serbe dhe duan t’i rinovojnë ato, ka edhe shumë të rinj shqiptarë që vijnë për herë të parë me këtë kërkesë”, tha Karaxhiç.

Novosti raporton se përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, nga ana tjetër nuk e kanë përkrahur këtë vendim të Beogradit për të shpërndarë pasaporta.

Shqiptarët kanë bërë kërkesa për dokumente serbe që nga viti 1999, por edhe shumica e emigrantëve që punojnë në vendet perëndimore mbajnë pasaporta të shtetit të Serbisë. /tesheshi.com/

 

Related posts