Publikohet formacioni më i mirë i 20017 – ës, sipas tifozëve: dominojnë lojtarët e Real Madrid

Formacioni i 11 më të mirëve të vitit 2017, sipas tifozëve në të gjithë botën, dominohet nga lojtarët që luajnë në Spanjë.

Të enjten UEFA ka bërë publikë emrat e lojtarëve, pas një anketimi të zhvilluar me 8 milion e 779 mijë e 639

tifozë.

Formacioni i më të mirëve është ndërtuar sipas modulit 4-4-2, ku më i votuari ka qenë mbrojtësi i Realit të Madridit, Sergio Ramos, me 588.315 preferenca.

Reali ka qenë skuadra që ka patur më shumë lojtarë të pëlqyer nga tifozët e të gjithë globit, plot 5 të tillë. Në këtë formacion, porta mbrohet nga Gigi Bufon, ndërsa në mbrojtje, tifozët kanë preferuar të jenë, Sergio Ramos,

Giorgio Chiellini, Dani Alves dhe Marcelo. Mesfusha më e mirë e vitit që shkoi për tifozët, përbëhet nga: Kevin De Bruyne, Toni Kroos, Luka Modriç dhe Eden Hazard.

Ndërsa sulmi i paralajmëruar, nuk mund të kishte të tjerë veç Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

/tesheshi.com/

Related posts