Auto Dak
Auto Dak

Pse është Kleopatra kaq e famshme?

Kleopatra është një figurë ikonike e Egjiptit të vjetër për një sërë arsyesh, sipas BBC History. Ajo ishte mbretëresha e fundit e Egjiptit të vjetër, e cila krijoi aleanca me liderët e Romës.

Ishte vetëm 17-vjeçe kur mori sundimin e Egjiptit dhe u martua me vëllanë e saj 10-vjeçar Ptolemy XIII. Kleopatra mori drejtimin e vendit në një periudhë trazirash, kohë gjatë së cilës rrezikohej nga zgjerimi i Perandorisë Romake.

cl2Nuk ishte vetëm mbretëresha e fundit e Egjiptit, por edhe e fundit që sundoi nga dinastia Ptolemaic. Një nga arsyet e famës së saj janë edhe çështjet e dashurisë e aleancat që krijoi me dy nga liderët më të njohur të Romës: Mark Anthony dhe Julius Caesar.

Sipas National Geographic, fama e saj u rrit pasi kreu vetëvrasje, shumë pak kohë pasi Mark Anthony u vetëvra. Çifti i famshëm pësoi një humbje të thellë pasi Aleksandria ra në duart e Oktavianit.

Sipas HISTORY, Kleopatra është gjithashtu e famshme pasi ajo ishte një greko-maqedonase, e cila sundoi Egjiptin dhe ishte një nga të parat e të vetmet pasardhëse të dinastisë Ptolemaic që fliste rrjedhshëm gjuhën egjiptiane. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts