Provoje po deshe: lum gjobash me postë

Sipas burimeve zyrtare, janë 560 gjoba të dërguara me postë nga policia rrugore, te adresa e banimit të shkelësve të qarkullimit rrugor.

Shpejtësi, parakalim i gabuar, ecje në korsitë e palejuara, përdorim celulari në timon etj., të gjitha të kapura nga kamerat apo radarët specialë, janë shkeljet e përkthyera në ndëshkime financiare, që tashmë nuk kanë nevojë për dialogim polic – shofer.

Një muaj më parë, ministri Lleshaj urdhëroi pakësimin e patrullave policore në rrugë, pikërisht nga mundësia teknologjike e evidentimit të shkelësve, megjithatë prania e rrugorëve vijon të jetë evidente.

Kohë më parë nisi të aplikohej edhe droni, me anë të të cilit nga lartësia kapej e shkelja e rregullave të qarkullimit. /tesheshi.com/       

auto pjese dak

Related posts