Protestë “studentore” dhe në Hollandë: ngrihen për….

Edhe në Hollandë është shfaqur një “protestë studentore”, nga e cila është kërkuar “ndryshimi i sistemit”. Në fakt është fjala për nxënës të shkollave të mesme, por dhe fillore, të cilën janë “ngritur” për klimën.

Nën slloganin “Rinia për Klimën”, rreth 15 mijë nxënës nga qytete të ndryshme u mblodhën në sheshin “Malieveld”, për të marshuar më pas drejt parlamentit holandez.

Me pankarta ku shkruhej “Kjo botë është e të gjithëve”, “Bëjeni botën përsëri të përsosur”, “Klima mund të ndryshojë, a mund ta bëjmë?”, “Ndrysho sistemin për të mbrojtur botën” si dhe shumë të tjera, ata protestuan kundër politikave të qeverisë holandeze mbi klimën.

Rreth 350 shkencëtarë nga vendi me një deklaratë me shkrim shprehën mbështetjen e tyre ndaj nxënësve. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts