Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Protestë bluzash të bardha në Prishtinë: të dyfishohet pagesa e turnit të tretë

Në Prishtinë, punonjës shëndetësore të Sindikatë së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë,  protestuan duke kërkuar që turni i natës të ketë pagesë të dyfishtë në këtë kohë të vështirë pandemie.

“Kërkesa jonë, e drejtë dhe direkte është që nga 18 euro (për ndërrimin e natës) të bëhet 36 euro. Nuk kemi kërkuar rritje të pagave sepse duke iu falënderuar këtij organizimi sindikal dhe profesional që e kemi, ata e kalkulojnë jashtëzakonisht mirë edhe gjendjen ekonomike, edhe aspektin buxhetor të Kosovës dhe nuk do të merremi tani me rritje të pagave sepse Gjykata Kushtetuese tanimë e ka dhënë një verdikt”, tha kryetari i Sindikatës, Fitim Havolli.

Ai tha se qeveria nuk mund të ketë prioritet luftën ndaj pandemisë së koronavirusit, nëse nuk ka po ashtu prioritet infermierët, të cilët sipas tij, janë në vijën e parë të frontit në luftën kundër COVID-19, sëmundjes që e shkakton koronavirusi.

Havolli njoftoi se në mesin e punonjësve shëndetësorë janë rreth 800 të infektuar nga koronavirusi.

“Këto kërkesa nuk kanë të bëjnë me rroga, por kanë të bëjnë me një motivim që duhet t’i jepet këtij komuniteti”, tha Havolli. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts