Protesta e studentëve, kreu i katolikëve shqiptarë: fati im si student dhe nevoja për dialog

Në raportin qeveri-studentë, si pasojë e protestave të këtyre të fundit, ka ndërhyrë dhe një zë klerikal.

Është Kreu i Kishës Katolike, Imzot George Frendo ai që ka bërë thirrje për dialog, në funksion të zgjidhjes së çështjeve të hapura nga studentët.

Jemi shumë të vetëdijshëm se sistemi aktual e bën shumë të vështirë që studentet të përballojnë të gjithë shpenzimet në sistemin aktual, duke konsideruar jo vetëm paranë që kërkohet nga universiteti, por edhe librat, konviktin, dhe paranë që shumë profesorë të paskrupullt kërkojnë për provimet. Qeveria të bëjë çmos që të gjitha shtresat e shoqërisë të kenë akses për arsimimin e lartë. Arsimimi është një nga të drejtat themelore të njeriut. Në këtë deklaratë nxis dhe lutem sinqerisht që qeveria dhe studentët të zgjedhin rrugën e dialogut. Është rruga e vetmja që do të garantojë paqen dhe një zgjidhje të drejtë”, është thënë në një deklaratë të klerikut të lartë katolik.

Për më tepër, George Frendo ka rrëfyer dhe një eksperiencë të tij individuale jetësore.

Po marr lirinë të flas për eksperiencën time personale, që në moshën 10 vjeçar kam humbur babanë. Isha i pesti në një familje me shtatë fëmijë. Kam përjetuar varfëri, sepse Malta e vitit 1956 nuk ishte si është sot. Por jam shumë mirënjohës qeverisë e asaj kohe që shkollën më të mirë e Maltës e bëri falas për të gjithë studentët, kështu që arsimimi i lartë u bë i arritshëm edhe për më të varfrit. Sa për vetë, nuk do të kisha mundësi të vazhdoja studimet e mia po të mos ishte për këtë iniciativë të qeverisë”, tha kreu i katolikëve shqiptarë.

Dialogu është dialog, jo monolog. As është dialogu thjesht një kompromis. Dialogu përfshin një dëgjim të sinqertë, më vullnet të mirë që të gjejmë rrugën e së vërtetës dhe të drejtësisë. Dhe nxis të gjithë besimtarët e të gjitha besimeve t’i drejtohen Zotit, që të ndriçojë të gjithë ata me ëergjegjësi për një zgjidhje të drejtë dhe paqësore”, përfundon deklarata e kreut të Kishës Katolike. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts