Auto Dak
Auto Dak

PRITSHMËRIA/ Mogherini takohet me krerët e Uashingonit, Kosova në ethe nga raportimi i saj

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini po qëndron në Washington, ku është takuar me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo dhe këshilltarin e lartë të Trump, Jared Kushner.

Takimi i tyre konsistoi me biseda lidhur me sfidat me të cilat po përballet Evropa dhe SHBA-ja, e në të u përfshi edhe situata në Ballkanin Perëndimor.

Njoftim për takimin me Pompeon është dhënë nga zyra e Federica Mogherinit, ku tregohet se bashkë në takim ka qenë edhe këshilltari i presidentit të SHBA-së, Jared Kushner.

Zëdhënësja e saj, Maja Koçijançiç, tha se në këtë takim është diskutuar për partneritetin strategjik dhe disa çështje të rëndësishme ndërkombëtare dhe rajonale, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor.

Ajo që është konfirmuar është “përpjekja e dyanshme për partneritet më të fortë transatlantik, bashkëpunim dypalësh rajonal për Ballkanin Perëndimor, Venezuelën, Afganistanin, Libinë, Moldavinë, Rusinë dhe Ukrainën”, shkroi Koçijançiç në Twitter

Si ndërmjetësuese e dialogut Kosovë-Serbi, Mogherini ka marrë kritika të shumta për menaxhimin e dialogut nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, për faktin se ka lejuar presidentët e vendeve në konflikt, Hashim Thaçin dhe Aleksandar Vuçiçin që të diskutojnë idenë e korrigjimit të kufijve.

Prania e saj në Washington nuk shihet me sy të mirë nga kritikët të cilët po aq frikë sa kanë nga qëndrimet e Mogherinit, aq kanë frikë edhe nga administrata e Trump e cila njihet për lidhje të fshehura me Rusinë, aleatin më të madh të Serbisë. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts