728 x 90 Leaderboard

Princi William zemëron izraelitët: Jerusalemi, pjesë e territorit të pushtuar palestinez

Princi William do të vizitojë Izraelin dhe Palestinën javën e ardhshme, i pari tur mbretëror britanik në këto territore.

Por vizita ka trazuar publikun në Izrael pasi Pallati Kensington publikoi axhendën. Aty, thuhet se pjesë e turit është vizita në Qytetit të Vjetër të Jerusalemit, ku cilësohet “në territorin palestinez”,  pra jo në Izrael.

Kjo nënkupton që Pallati Mbretëror e konsideron Qytetin e Vjetër të jetë i vendosur në territoret e pushtuara palestineze.

Zeev Elkin, Ministri izraelit për Çështjen e Jerusalemit, i tha familjes mbretërore britanike se “Jerusalemi është kryeqyteti i Izraelit për 3 mijë vjet” dhe ftoi organizatorët e turit të Princit Ëilliam që të ndryshojnë dokumentin zyrtar të vizitës.

“Më vjen keq që Britania e Madhe vendosi të politizojë vizitën. Jerusalemi ishte kryeqyteti i Izraelit për 3 mijë vjet dhe shkatërrimi i fakteve nuk mund të ndryshojë realitetin”, tha Elkin.

Ndërkohë, nga familja mbretërore ende nuk ka ndonjë reagim.

Izraeli pushtoi Jerusalemin lindor në vitin 1967 pas luftës me Jordaninë dhe 13 vjet më vonë aneksoi këtë zonë, e cila nuk u njoh nga shumica e bashkësisë ndërkombëtare. /tesheshi.com/

Related posts