PRESIDENTI/ Prestigjiozja britanike: Gjykata Speciale po e heton Hashim Thaçin

Gazeta britanike The Independent ka realizuar një intervistë me presidentin kosovar Hashim Thaçin, duke i mëshuar faktit se ai po përballet edhe me probleme të tijat.

“Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs, të formuara në Hagë në vitin 2017, është duke hetuar krimet e dyshuara të luftës ndaj figurave kryesore të UÇK-së, duke përfshirë edhe presidentin kosovar”, shkruan The Indipedent.

Thaçi këmbëngul se ai nuk ka asgjë për t’u frikësuar, njofton Klan Kosova.

“Si gjithmonë, nuk do të ikim, nuk do të turpërohemi, do të përballemi dhe jam i bindur se do ta kapërcejmë me dinjitet dhe integritet”, ka thënë Thaçi për gazetën britanike.

“Unë personalisht jam shumë krenar që isha një nga drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjithmonë do të ketë zëra që përpiqen të denigrojnë Kosovën ose të akuzojnë Kosovën, të ndotin Kosovën dhe mua personalisht. Por kjo nuk do të thotë se unë kam ndonjë hezitim në atë që është rruga jonë përpara dhe si duhet të vazhdojmë përpara. Unë besoj në drejtësi. Ajo që nuk duhet të lejojmë të ndodhë është që historia të rishkruhet”.

Presidenti kosovar akuzoi bashkësinë ndërkombëtare për standarde të dyfishta.

“Ne ende nuk kemi parë gjykime, dënime për gjenocidin serb të kryer në Kosovë. Dhe për ne, është një çështje shqetësuese, kjo heshtje e bashkësisë ndërkombëtare ndaj këtyre krimeve. Kemi pasur rreth 15,000 civilë të vrarë. Deri në 20,000, vlerësohet, viktima të dhunës seksuale. Kishte rreth 200 masakra kundër civilëve në Kosovë, anembanë Kosovës. Drejtësia ndërkombëtare nuk ka arritur të dënojë ata që janë përgjegjës për këto krime”.

Thaçi në këtë intervistë ka folur edhe për Brexit, për të cilin tha se do të humbasë shumë.

“Pa Britaninë, Bashkimi Evropian do të humbasë shumë substancë. Nuk është një situatë e mirë, për BE-në apo për ne në Kosovë “.

auto pjese dak

Related posts