Presidenti Trump zihet “mat”: njofton një ditë të ngjeshur pune dhe shkon të luajë golf

Presidenti Donald Trump duket se është drejtuar drejtpërdrejt në fuhën e golfit në ditën e parë të udhëtimit të tij të Falenderimeve në Mar-a-Lago në Florida – pavarësisht se stafi i tij kishte këmbëngulur një orë e gjysmë më herët se ai kishte “një ditë ngjeshur me takime dhe telefonata”.

Presidenti udhëtoi në Florida për pushime të martën pas mori pjesë në ceremoninë tradicionale të faljes së gjelit të detit në Shtëpinë e Bardhë dhe mëngjesin e hershëm të së mërkurës rinisi konfliktin me LaVar Ball, babain e një lojtari basketbolli të arrestuar në Kinë dhe më pas edhe me lojtarët e NFL-së që u gjunjëzuan në shenjë proteste ndaj dhunës policore gjatë dhënies së himnit kombëtar.

Pas këtyre çështjeve, presidenti siguroi ndjekësit e tij në Twitter se do të “kishte takime dhe telefonata pune nga Shtëpia e Bardhë dimërore në Florida, Mar-a-Lago”. Pas disa keqkuptimeve me stafin, version zyrtar ishte një “ditë e ngjeshur pune”.

Por vetëm një orë më pas, autokolona e presidentit Trump u nis nga Mar-a-Lago për të mbërritur në klubin e golfit “Trump International” në West Palm Beach.

Gazetarët janë mbajtur larg, ndërsa vetë Trump kur nuk ishte president kritikonte shpesh “zakonin” e Obamës për të luajtur golf me “gjithë shqetësimet dhe punë e mëdha që zjenin në vend”. /tesheshi.com/