Auto Dak
Auto Dak

Presidenti kolumbian vendos t’i dhurojë paratë e Nobelit për viktimat e konfliktit

I shpërblyer me çmimin Nobel për Paqe për kontributin në arritjen e një marrëveshje paqeje me rebelët e FARC-ut, presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos, ka zgjedhur t’i dhurojë paratë e çmimit për t’u ardhur në ndihmë viktimave të konfliktit 52-vjeçar në vend.

“U takova natën e shkuar me familjen time, e ne vendosëm t’i dhurojmë për viktimat ato tetë miliona krona suedeze (925.000 dollarë),” deklaroi presidenti i Kolumbisë në një qytet të vendit, pasi mori pjesë në një ceremoni fetare për njerëzit e prekur nga konflikti.

Presidenti kolumbian e mori çmimin ditë më parë, duke deklaruar se ua kushtonte atë viktimave të konfliktit.

Ai ka qenë një prej protagonistëve të marrëveshjes së paqes me rebelët e FARC-ut, pas negociatave që kanë zgjatur për katër vite me radhë.

Kjo marrëveshje paqeje nuk arriti t’i merrte votat e duhura në një referendum popullor, por presidenti Santos është zotuar t’i vazhdojë bisedimet me rebelët.

Gjatë më tepër se pesë dekadave konflikti në Kolumbi, janë vrarë rreth 260.000 njerëz, e janë zhvendosur brenda vendit më shumë se gjashtë milionë banorë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts