Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Presidenti i Bankës Europiane: Parashikimet ekonomike janë shumë të qarta, masat po funksionojnë

“Kushtet ekonomike dhe parashikimet afatshkurtra të zonës euro janë tani më të qarta se sa kanë qenë për vite me radhë”,- ka thënë presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi gjatë diskutimit në International Monetary and Financial Committee (Imfc).

“Rimëkëmbja në vijim të këtyre dy viteve po forcohet. Edhe nëse do të kemi dobësime, parashikimet afatshkurtra do të jenë më balancuara”,- thuhet në dokumentin që parashtroi Draghi.

Duke folur për lehtësimit sasior, Draghi shpjegoi se blerjet e obligacioneve të qeverisë nga ana e BQE do të bëhen deri “në shtator të vitit 2016 dhe në çdo rast do të vazhdojë deri sa bordi nuk do të shikojë një rregullim të qëndrueshme të inflacionit në përputhje me qëllimin për një normë të ngushtë në 2% në afat të mesëm”.

Masat e Bankës Qendrore Europiane po tregohen efikase – “Ka prova të qarta se masat tona janë efikase”,- ka shtuar Maroi Draghi, i cili ka vijuar duke thënë se ka një përmirësim të konsiderueshëm të kushteve financiare të huave për ndërmarrjet dhe familjet, me rritjen e kërkesës për kredi./tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts