728 x 90 Leaderboard

Prapaskenat e bisedës 20-minutëshe Tillerson-Rama: Tirana, qendër politike për opozitën iraniane?

Edi Rama ka zhvilluar një bisedë të gjatë me Sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, e cila ka qenë një konfirmim i kontaktit të qeverisë së Donald Trump drejtuar Tiranës zytare por që ka të bëjë pikërisht me një çështje që më shumë se me Shqipërinë ka të bëjë me planet amerikane në Lindje të Mesme.

Zyra e Shtypit e Kryeministrit ka shpërndarë një tekst të shkurtër jo zyrtarisht për këtë bisedë, ku thuhet se:

“Sekretari Tillerson e ka uruar Kryeministrin për fitoren kuptimplotë në zgjedhje.

Ai ka shprehur bindjen se mandati i fortë që ka marrë për të qeverisur e vetme, e obligon Partine Socialiste të thellojë shpejtësinë e reformave, pastrojë administratën nga të korruptuarit dhe shënojë rezultate domethënëse në luftën kundër krimit.

Duke i shprehur Kryeministrit të gjithë mbështetjen e qeverisë amerikane në mandatin e ri qeverisës, Sekretari i Shtetit i ka përcjellë Edi Ramës përshtypjet shumë pozitive të Zëvendës Presidentit Pence nga takimi i javës së shkuar në Malin e Zi dhe ka rikonfirmuar vullnetin amerikan për një vëmendje të përqwndruar në zhvillimet në rajon.

Kryeministri Rama e ka falënderuar bashkëbiseduesin për telefonatën dhe i ka bërë një pasqyrë të plotë të situatës rajonale nga këndvështrimi i vendit tonë, duke u përqendruar kryesisht tek dialogu Kosovë – Serbi dhe nevoja për zhbllokimin e ngërçit të emrit të Maqedonisë”.

Nw pjeswn e fundit biseda wshtw shtrirw tek roli i Shqipwrisw nw NATO, kontributi i saj nw luftwn kundwr ekstremizmit tw dhunshem, ku Sekretari Tillerson wshtw shprehur me konsideratat mw tw larta.

Ndërsa Kryeministri Rama ka kërkuar intensifikimin e bashkepunimit me SHBA ne sektorin e energjise dhe posacërisht tw naftws e tw gazit, çka është pritur me shume interes nga bashkebiseduesi.

Biseda telefonike mes te dyve ka zgjatur mw shumw se njwzetw minuta”.

Por burime të tesheshi.com nga pjesëtarët e opozitës iraniane që ndodhen në Tiranë prej katër vjetësh tashmë, bëjnë të ditur se ka gjasa që roli muxhahidinëve iranianë në Shqipëri të ketë një zgjerim edhe drejt politikës kundër regjimit të Teheranit, fakt ky që është mjaft delikat dhe mund të komplikojë problemet mes Shqipërisë dhe Iranit.

Një vizitë misterioze në Teheran e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, gati gjashtë muaj më parë, u fol se kishte qëllim që t’i jepte mesazh të qartë Tiranës që të ndalonte deri tek kufiri humanitar dhe jo për t’u bërë një shesh i politikës kundër regjimit aktual.

Sipas të gjitha gjasave, në Tiranë do të transferohet e gjithë qendra e iranianëve opozitarë. Edhe vetë portali kryesor i Teheranit e pohon këtë.

Në një shkrim pamflet të botuar së fundmi, thuhet:

“Kulti i Raxhavi po përpiqet të krijojë një vend të izoluar dhe të largët si Ashraf në Shqipëri dhe të transferojë të gjitha forcat e saj atje, në mënyrë që me anë të metodave sektare të mund të kontrollojë mendjet dhe lidhjet e anëtarëve me botën jashtë.

Aktualisht, pjesëtarët e MEK në Shqipëri kryesisht janë të vendosur në Kashar të Tiranës në komplekset e banimit që quhet “vendi i dobishëm”, ku në një farë mënyre mund të kenë një marrëdhënie të ngushtë me njerëzit e zakonshëm dhe banorët vendas dhe madje me disa nga të distancuarit e këtij kulti. Çështja e transferimit të kultit në pjesët e jashtme të qytetit ka qenë prej kohësh e vendosur në axhendën e sektit dhe vendndodhja e saj është caktuar dhe përgatitjet për transferim janë bërë dhe por transferimi ende nuk është bërë. Cila është arsyeja?

Disa besojnë se Ministria e Brendshme e Shqipërisë, e cila është përgjegjëse për strehimin e këtij grupi, është kundër transferimit. Disa thonë se Organizata “Shërbimet Shqiptare Për Refugjatë Dhe Migrantë” (RMSA) është kundër këtij transferimi. Natyrisht, pas gjithë kësaj kohe kulti thotë se përgatitjet përfundimtare ende nuk kanë përfunduar”.

Qorrsokaku i vendosjes në Shqipëri në çdo aspekt është bërë shkak për fundosjen e kultit dhe shumë shpejt pritet që shumë anëtarë të kultit të ndahen prej tij dhe të bashkohen me personat e distancuar, gjë e cila është një prej problematikave kryesore të kultit Raxhavi”. /tesheshi.com/

 

Related posts