Auto Dak
Auto Dak

POHIMI/ Albin Kurti pas arsyes se pse Meta nuk e dekretoi Cakajn? Baton Haxhiu ritrazon ujrat…

Ka dalë në dritë ajo që deri më tani mbetej mister: se për ç’dyshonte presidenti Meta te Gent Cakaj, gjë që përligjte vonesën e tij në dekretim, deri në vendimin për mosdekretimin.

Ka qenë Baton Haxhiu ai i cili ka deklaruar në Opinion, se Albin Kurti ka shkuar te Meta duke i thënë se Cakaj ka kontrabanduar armë.

“Albin Kurti ka bërë gabimin e tij të jetës, gabimin politik se.. Ka bërë gjë që nuk bëhet për një lider, ka shkuar tek Presidenti i vendit ka gënjyer se ministri i Jashtëm ka kontrabanduar me armë vetëm për ta ndaluar të jetë ministër i Jashtëm”, ka qenë deklarata e Haxhiut në studion e Fevziut, siç citohet në Opinion.al.

Këtu është rasti të kujtojmë se në kohën kur Rama priste dekretimin e Cakajt, e nga ana tjetër Meta e vononte (deri sa nuk e dekretoi), jepte të kuptuar në deklarime publike se po ç’meritej nga ajo për të cilën presidenti dyshonte te personaliteti i të riut kosovar të cilit po i besohej drejtimi i diplomacisë.

Nga ana tjetër, publikisht, Albin Kurti do kundërshtonte emërimin e Cakajt si ministër i Jashtëm, me një deklarim nga Tirana, i gjendur si mbështetës i protestave studentore, dhjetor-janarin e kaluar. Për Kurtin, kishte të tjerë më të zotë e më patriotë se Cakaj për ta kryer atë punë. /tesheshi.com/    

 

auto pjese dak

Related posts