728 x 90 Leaderboard

Pinguni mirënjohës: 8.000 km për t’u çmallur me shpëtimtarin e tij (video)

Kur një peshkatar brazilian gjeti një pinguin në vitin 2011, zogu ishte me të vërtetë në një gjendje të tmerrshme, të mbërthyer midis shkëmbinjve dhe i mbuluar plotësisht me vaj.

Njeriu e shpëtoi, e mbuloi dhe e ushqeu. Ai i dha atij emrin Dindim. Ai priste që pinguini, pasi të shërohej, të kërkonte tufën e tij. Zogu, megjithatë, nuk pranoi të linte shokun e ri. Pinguini qëndroi me të për tetë muaj të plota.

Por një ditë papritmas u zhduk. Kjo e trishtoi peshkatarin. Ai nuk shpresonte që Dindimi të kthehej.

Ndërsa Dindimi është kthyer. Ka ikur prapë, sërish është kthyer e sërish ka ikur. Sepse kështu ka zgjedhur ta vizitojë herëpashere shpëtimtarin e tij.

Për shkencëtarët kjo është me të vërtetë e habitshme. Ata thonë se pinguini noton më shumë se 8.000 kilometra për ta vizituar shpëtimtarin e tij. /tesheshi.com/

Related posts