Piloti i avionit të drogës në Divjakë kërkon lirimin nga burgu…

Giorgo Rifformato kërkon nga drejtësia italiane lirimin nga burgu, vetëm dy muaj pasi u tranferua për të kryer dënimin nga Shqipëria në vendin e tij.

Rifformato ka paraqitur në gjykatën e Torinos një kërkesë për lirimin me kusht nga qelia për shkak të kushteve shëndetësore, raporton Report tv.

Pas kësaj kërkesë drejtësia italiane ka sjellë në Shqipëri një letërporosi ku kërkon informacion për sjellien e Rifformatos në burgun e Fierit ku ai qëndroi për afro 3 vjet.

Fillimisht Rifformato u dënua me 15 vite burg, ndërsa apeli i krimeve të rënda në Shqipëri ia uli në 12 vite, të cilat nga drejtësia italiane i konvertoi në 8 vite.

71 vjeçari u prangos në 2014 nga policia shqiptare me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogave mbetur në tentative me avionin e tij nga Divjaka në Itali. /tesheshi.com/