PËRJASHTIMI/ Berluskoni, bisedë me Orban: Gjithmonë ju kam mbrojtur, por…

Ish-kryeministri italian dhe lideri i Forza Italia-s, Silvio Berlusconi, ka pasur një “bisedë të gjatë dhe të përzemërt telefonike” me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban, me “qëllim të shmangies së përjashtimit të partisë së tij nga grupimi i Partive Popullore Evropiane – PPE”.

“Forza Italia nuk do të votojë për largimin tuaj. Unë u kam mbrojtur gjithmonë dhe do të jem gjithmonë me ju. Por, unë ju pyes nëse mund të pranini disa nga kërkesat e theksuara nga PPE?”, kanë qenë fjalët e Berlusconit drejtuar Orban, raprtojnë mediat.

Në një deklaratë të Forza Italia-s thuhet se Berluskoni ka shprehur bindjen e tij të thellë se përjashtimi i Fidesz do ishte një “gabim i madh politik” dhe se po ndëhyn në krye të PPE-së dhe Orbanit për të arritur një zgjidhje të përbashkët dhe pozitive pa qenë nevoja e një përjashtimi.

Pretendohet se Orban, në bisedë me Berluskonin, “konfirmoi vullnetin që të mbetet pjesë e PPE-së”.

Udhëheqësi i PPE-së dhe kandidati kryesor për presidentin e Komisionit Evropian, Manfred Weber tha më herët se në kryeministri hungarez duhet të vendos se në cilin grup politik në Parlamentin Evropian do të jetë partia e tij Fidesz.

Reuters raporton se Weber bëri këtë deklaratë pasi Orban më herët i tha radios hungareze që Fidesz mund të tërhiqej nga PPE.

Orban tha se Fidesz do ta diskutojë këtë çështje më 20 mars.

Weber i kërkoi të enjten Fidesz-it për të hequr postera nga ku sulmohen presidenti i KE-së, Jean-Claude Juncker.

Shefi i Shtabit të kryeministrin hungarez, Gergely Gulyás tha se posterat do të hiqen javën e javën e ardhshme.

Hungaria e ka niurr fushatën e saj për zgjedhjet evropiane bazuar në kundërshtimin ndaj emigracionit, duke vendosur pankarta që shënjestrojnë Juncker-in dhe George Soros, që sipas Orban kanë në plan të shkatërrojnë qytetërimin evropian duke sjellë një numër të madh muslimanësh.

Weber përshëndeti njoftimin e Budapestit se do të zëvendësonte posterat.

“Është një shenjë e mirë që do të hiqen posterar, gjë që ishte një nga kërkesat që unë e caktova këtë javë”, tha Weber.

E megjithatë, partia në pushtet e Hungarisë refuzoi ultimatumin e Weber-it për të ndaluar fushatën kundër Bashkimit Evropian. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts