Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Përfundon drenazhimi, konservimi dhe restaurimi i Ulpianës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, e shoqëruar nga zëvendësministrja Elfete Shabani, mori pjesë në përmbylljen e projektit “Ulpiana 2015”, në lokalitetin arkeologjik të Ulpianës.

Përmes një komunikate për media MKRS-ja ka bërë të ditur se gjatë këtij projekti janë finalizuar drenazhimi, konservimi dhe restaurimi i pjesëve të caktuara, kryesisht në pjesën e Portës Veriore të këtij lokaliteti.

Ministri Shala e vlerësoi punën e bërë në kuadër të këtij projekti që ka realizuar Instituti Arkeologjik i Kosovës, sidomos atë të drenazhimit dhe të konservimit, që mundësojnë ruajtjen e lokalitetit.

Shala tha se MKRS-ja, vitin tjetër, ka në plan pajisjen e lokalitet me ndriçim dhe mbështetjen e gërmimeve të reja në këtë lokalitet. Ai paralajmëroi se do të shohin mundësinë e shpronësimit të pjesëve të cilat vlerësohen të rëndësishme për gërmimet e reja.

“Synimet e MKRS-së janë që vitin tjetër ky lokalitet arkeologjik të shndërrohet në

park arkeologjik si një mundësi e promovimit të trashëgimisë tonë kulturore dhe si pikë turistike për vizitorët e interesuar”, deklaroi ai.

Ndërkaq, bartësi i këtij projekti, arkeologu Milot Berisha, shpjegoi për pjesët që kanë restauruar.

Ai u shpreh se kanë bërë një sistem drenazhimi që bën të mundur kullimin e ujit që mblidhet në lokalitet. Kësisoj, ruhet lokaliteti prej dëmtimit nga uji. MKRS-ja për vitin e ardhshëm, për gërmime dhe konservim/restaurim për lokalitetin e Ulpianës ka ndarë 100 mijë euro./tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts