Auto Dak
Auto Dak

Perceptimi që s’përputhet me shifrat, qeveria: ja sa të huaj kanë hyrë në Shqipëri për gushtin

Edhe pse kriza e sezonit turistik të këtij viti ka qenë e dukshme, së paku deri në ditët e para të gushtit, nga qeveria del paraprakisht një shifër entuziaste hyrjesh, por referuar gushtit.

“Numri i pasaportave të huaja që kanë hyrë deri më sot për muajin gusht është rritur me 10% krahasuar me gushtin e një viti më parë, duke shënuar 850 mijë pasaporta të huaja deri më 17 gusht”, tha ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi.

Shenjat e një krize u dhanë që në fillim të sezonit, ku vatrat e turizmit, ato në bregdet, nuk morrën pritshmëritë e duhura të asaj mase njerëzore që prisnin. Dhe kjo, për shkak të protestave të opozitës në disa muaj rresht, ku si pasojë e skenave të dhunës arritën të zënë hapësirë lajmesh në mediat e mëdha botërore. Dhe ky imazh më pas goditi direkt prenotimet, një numër i të cilave u anolluan që në maj. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts