Auto Dak
Auto Dak

Për ish-duhanpirësit: një recetë për t’i bërë mushkëritë xixë

Nëse keni pirë duhan me vite, është e domosdoshme që të pastroni mushkëritë nga nikotina dhe helmet e tjera që janë grumbulluar në to herë pas here.

Dhe ka një recetë që ka dëshmuar të jetë shumë e efektshme në pastrimin e mushkërive, raporton Magazina Health.

Përbërësit që do t’ju duhet për ta mundësuar janë lehtësisht të disponueshme për këdo. Ato përfshijnë:

-Një litër ujë

-Dy lugë të mëdha shafran

-400 gr sheqer kafe

-Një pjesë e vogël e rrënjës së xhenxhefilit

-400 gram hudhër

-Ilaçi përgatitet në një mënyrë shumë të thjeshtë dhe të lehtë, dhe ja si:

Fillimisht, derdhni pak ujë në një tenxhere dhe ziejeni atë me sheqer. Pas kësaj, shtoni përbërësit e tjerë sa më sipër. Përzejeni, hiqeni nga nxehtësia dhe lëreni të ftohet. Mbajeni në frigorifer.

Merrni nga përzierja dy lugë të madha dy herë në ditë, në mëngjes me stomak bosh dhe në mbrëmje para gjumit. Dhe kënaquni më pas me faktin se mushkëritë e juaja kantandisur në oxhak të papastruar kurrë, po “rikthehen në identitet”. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts