728 x 90 Leaderboard

Penalltia skandaloze për Manchester City, VAR-it që në fazën e dytë të Champions

UEFA, sipas disa mediave evropiane, thuhet se do fusë sistemin VAR në Ligën e Kampionëve, ndoshta tashmë në fazën e dytë.

Në shtator, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s njoftoi se VAR do të futet në Champions nga sezoni 2019/20, megjithatë, kërkesa disa media po thonë se UEFA prej javë po sheh mundësinë e përshpejtimit.

Gabimet e mëdha, të cilat po ndikojnë drejtpërdrejt në rezultat, duke patur parasysh efektin VAR përdorur me sukses në Kupën e Botës, kanë çuar që njerëzit kryesore të futbollit evropian ta rishqyrtojë vendimin e tyre.

Një penallti gati skandaloze e dhënë të mërkurën për Manchester City në përbvalljen kundër Shakhtar, ka bërë që të shtohen kritikat e udhëheqjes së UEFA-s, gjë që po e detyron ta fusë sistemin VAR që këtë sezon, komentojnë mediat europiane. /tesheshi.com/

 

 

 

Related posts