728 x 90 Leaderboard

Pele: pse Maradona e Messi nuk krahasohen me mua

Një nga futbollistët më të mirë në histori, braziliani Edson Arantes de Nascimento Pele, beson se Lionel Messi nuk mund të krahasohet me të, e po ashtu edhe Diego Armando Maradona.

Legjendari Pele, i cili ka shënuar më shumë se 1000 gola në karrierën e tij, shpjegon se futbollisti duhet të jetë i plotë për tëqenë në rangun e tij.

“Si mund ta krahasohet një lojtar që godet topin në mënyrë të përsosur me të dyja këmbët, me atë që e godet vetëm me një”, tha Pele, duke iu referuar vetes për rastin e parë.

Pele thekson se, sipas mendimit të tij, Maradona është larg futbollistit argjentinas më të mirë në historinë e ftubollit.

“Franz Beckenbauer dhe Johann Cruyff ishin të të mëdhenj”, shtoi brazilianin.

Pele, fitues tre herë Kupës së Botës, një rekord që nuk e mban askush veç tij, në rastin e gjykimit mbi Messin u ndal pikërisht në këtë fakt: një dështim total në Kupat e Botës. /tesheshi.com/

 

Related posts