Pas sa kohësh uji i ndenjur bëhet i rrezikshëm për shëndetin?

Ju ka ndodhur të pini ujin e lënë jashtë gjatë natës apo edhe para një dite? Keni vënë re një shije paksa ndryshe? Në fakt, uji nuk ka shije, por nëse ai qëndron për një ose disa ditë mund të marrë një shije të çuditshme.

Edhe nëse lini rubinetin e ujit pa e hapur për një ose disa ditë, uji fillon të marrë një shije jo të mirë. Disa supozojnë se kjo ndodh për shkak të mikroorganizmave. Këto të fundit, në temperaturën e dhomës fillojnë të shumohen me shpejtësi.

Një gllënjkë mund të krijojë një mori mikrobesh, shtoji kësaj edhe pluhurin e ambientit. Por, nuk është kjo ajo që e bën me shije ujin e ndenjur dhe për këtë duhet të “falenderojmë” dioksidin e karbonit.

Pas një kohe prej 12 orësh, dioksidi i karbonit fillon të përzihet me ujin duke ulur pH dhe duke i dhënë atij një shije jo të mirë. Nuk është mirë që të ndani gotën tuaj të ujit me të tjerët, sepse mund të krijohen mikroorganizma të shumtë që nuk ju bëjnë mirë për shëndetin./teshehi.com/

Related posts