728 x 90 Leaderboard

Pas dështimit të negocitave, Greqia mund të anullojë një pjesë të borxheve

Ministri i Financave grek Janis Varovakis tha se vendi i tij duhet të anullojë një pjesë të borxheve të saj dhe shtoi –në një intervistë për gazetën gjermane “Bild”- se kjo është mënyra e vetme që ka vendi për të shlyer borxhin e saj sa më shpejt që të jetë e mundur.

Varovakis tha se pajtohet menjëherë me refuzimin e çdo ndihmë të re nga kreditorët ndërkombëtarë në qoftë se ata paraqesin lehtësimë në reduktimin e borxhit grek. Greqia gjithashtu ka nevojë për të shtyrë afatin e shlyerjes së borxheve që ka, shtoi ministri.

Kjo deklaratë vjen në një moment kur Fondi Monetar Ndërkombëtar njoftoi se arritja e një marrëveshje në lidhje me krizën Greke kërkon “vendime radikale” nga ana e Athinës, si dhe nga ana e partnerëve europianë të cilët duhet të marrin iniciativën për zgjidhjen e krizë së borxheve të Greqisë.

Kryekonomisti i FMN-së Olivier Blanchard tha se arritja e “një marrëveshje të besueshme kërkon vendime të vështira nga të gjitha palët”. Kjo deklaratë erdhi në prag të përfundimit të raundit të ri të negociatave të cilat janë në prag dështimi dhe të cilat u mbajtën në Bruksel mes Athinës dhe kreditorëve të saj.

Ai shtoi në një koment të botuar nga vet FMN se nuk ka asnjë mënyrë për të arritur një marrëveshje, nëse partia në pushtet në Greqi, Syriza, nuk bien dakord për të rritur normën e TVSH-së dhe për të bërë shkurtime shtesë për pensionet në mënyrë që të lehtësohet  barra dhe të ketë një frymëmarrje të re financiare në vend.

Por Blanchard theksoi gjithashtu se një marrëveshje e re kërkon përpjekje shtesë edhe nga evropianët të cilët duhet të paraqesin një plan ndihme “të rëndësishme” për Greqinë, duke i lehtësuar asaj barrën e borxhit nëpërmjet shtyerjes së periudhave të ripagimit dhe uljes së normës së interesit dhe duke pranuar se formula e vënë përpara është shumë e vështirë.

Kreu i Komisionit Evropian, Jean Kaude Juncker, i ndëpreu dje bisedimet e nivelit të lartë me zyrtarët grekë, pasi negociatat nuk arritën të përparojnë për shkak të pranisë së “hendeqeve të mëdha” në lidhje me planin e reformave për Greqinë.

Koha planifikuar po mbaron. Sipas planifikimeve po mbaron edhe pjesa paketës së ndihmës greke në fund të këtij muaji. Nëse nuk arrihet asnjë marrëveshje në kohën e duhur, atëherë Athina mund të humbasë plotësisht pjesët e tjera të fondeve të shpëtimit të planifikuar për të.

Burimi: Associated Press, përgatiti: Enklid Pelari

Related posts