Pas aksidentit, “kaubojsi” ka një mesazh për Lulzim Bashën

 

Eduart Ndocaj, i cili ishte deputet i Partisë Socialiste, në legjislaturës 2013-2017 tërhoqi vëmendjen për shkak të një kapeleje që mbante gjithmonë, duke marrë edhe edhe nofkën “kaubojsi”.

Pak ditë më parë, ai u përfshi në një aksident me makinë, por fatmirësisht pa dëmtime. “Kaubojsi” postoi disa foto nga automjeti i shkatërruar, ndërsa sot përmes rrjeteve sociale, ka zgjedhur edhe një mesazh për kreun e PD-së, Lulzim Basha, të cilit iu bashkua në çadër.

Duket se deputeti i Qarkut të Lezhës, nuk ka gëlltitur faktin se në Parlamentin e ardhshëm do të jenë fatmir Mediu, Dashamir Shehi apo Nard Ndoka,të cilët i quan deputetë të PD dhe jo aleatë të saj.

“Aleatë i Bashës mund të jem unë, Vasili apo Duka, por Mediu, Ndoka dhe Nardi janë deputetë të PD”, shkruan Kaubojsi, duke kujtuar faktin se drejtuesit e 3 partive arritën të hynin në Kuvend pasi u përfshinë në listat e demokratëve. /tesheshi.com/