Auto Dak
Auto Dak

PARASHKIMI/ AccuWeather: ja ç’verë do jetë në Europë dhe Ballkan …

Parashikues i famshëm i motit AccuWeather njoftoi një parashikim të madh për verën e ardhshme për të gjithë Evropën. Siç njoftojnë, një pjesë e madhe e Evropës kërcënohet nga valët e rrezikshme të nxehtësisë, ndërsa Evropa Juglindore dhe Ballkani presin stuhi të forta.

“Periudhat afatgjata të thatësirës për fermerët do të shkaktojnë probleme, dhe moti i thatë pritet në të gjithë kontinentin”, informon AccuWeather në parashikimin e tij.

Ndërsa shumica e Evropës do të jetë nën ndikimin e motit të thatë dhe valëve të rrezikshme të nxehtësisë, shumica e Ballkanit do jënë të kërcënuar nga stuhitë e shpeshta të forta.

“Megjithëse pjesët e Ballkanit nuk do të jenë imune ndaj valëve të nxehtësisë, nxehtësia ekstreme do të jetë e kufizuar”, vijon AccuWeather.

Stuhitë e rrezikshme do të kërcënojnë zonën nga Greqia në Serbi, Rumani dhe Bullgari, si dhe pjesë të Adriatikut.

“Këto stuhi do të shoqërohen me numër të madh rrufesh e vetëtimash, do ketë stuhi e si pasojë përmbytjeve”, paralajmërojnë meteorologët. “Stuhitë më të forta mund të çojnë në krijimin e tornadove”, shtojnë ata.

Stuhitë e tilla të forta priten më shumë gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes – përfundon parashikimi për Ballkanin.

Ndërsa në Evropë, kjo verë do të shoqërohet nga valët e nxehtësisë afatgjate që do të dominojnë në Portugali, Spanjë, Poloni dhe Hungari. Ngrohja do të fillojë tashmë në qershor në Spanjë dhe Portugali, dhe më vonë do të përhapet në veri dhe në lindje të kontinentit.

Vapa do të jetë më e qëndrueshme se verën e kaluar, kur regjistrohen temperaturat të larta në pjesë të Portugalisë, Belgjikës, Holandës, Gjermanisë dhe Skandinavisë, por në përgjithësi do të zgjasë vetëm një javë.

Temperaturat më të mëdha se 38 gradë priten në Francën veriore, Belgjikë, Holanda, Poloni, Sllovaki dhe Hungari.

“Temperaturat do të kalojnë mbi 40 gradë Celsius në pjesë të Francës jugore dhe lindore nga korriku deri në fillim të gushtit”, tha meteorologu Tiluer Roys.

Në pjesët të Spanjës dhe Portugalisë pritet n që valët e nxehtësisë të zgjasin për ditë të tëra dhe temperatura do të jetë më shumë se 43 gradë Celsius. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts