Parandalimi i aksidenteve, ja masat që do të marrë Bashkia e Tiranës

Të gjitha hyrje/daljet e hapura në mënyrë të paligjshme në rrugët e kryeqytetit do të mbyllen. Kjo është një nga masat që pritet të marrë Bashkia e Tiranës për të minimizuar aksidentet.

“Bashkia e Tiranës do të fillojë një operacion për të mbyllur të gjitha ndërprerjet e paligjshme në autostradat që janë në territorin e Tiranës, duke nisur nga autostrada Rinas-Tiranë, te rruga “Dritan Hoxha”, të gjithë akset kryesore të Tiranës.

Është e pamundur që të kemi një qytet funksional, me 190 mijë makina në Tiranë, plus ato që vijnë nga rrethet, nëse në çdo 100 metra, dikush çan autostradën, dikush bën një gomisteri, dikush rrotat, dikush tjeër bën servis, dikush lavazh. Kjo nuk ka sens”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, u bëri thirrje të gjithë individëve apo bizneseve të ndryshme që kanë ndërhyrë në akset rrugore të bashkëpunojnë dhe të rikthejnë rrugën në gjendjen e mëparshme përpara se të mbërrijnë përfaqësuesit e institucioneve ligjzbatuese.

“Na duhet shumë bashkëpunim dhe u bëj apel të gjithë bizneseve dhe qytetarëve, që në mënyrë të paligjshme kanë çarë akset kryesore të rrugëve, që t’i rikthejnë në gjendjen e mëparshme, përpara se të paraqitet Policia e Shtetit dhe ajo Bashkiake. Është shumë e rëndësishme që këto investime t’i ruajmë. Një pjesë e madhe e trafikut na shkaktohet vetëm nga çarjet e paligjshme në shtratin e rrugës. Është shumë e rëndësishme që këto çarje të mbyllen dhe të kemi një akses të lirshëm të trafikut në qytetin e Tiranës”, shtoi kryetari i Bashkisë së Tiranës. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts