Auto Dak
Auto Dak

Paralajmërim nga Brukseli: BE, gati për Brexit pa marrëveshje

Komisioni Evropian tha të hënën se Bashkimi Evropian është gati për Brexit pa marrëveshje, duke theksuar se me një skenar të tillë Mbretëria e Bashkuar do të pësonte më shumë dëme.

Zëdhënësja e KE-së, Natasha Bertaud tha në një konferencë të rregullt për shtyp në Bruksel se largimi i Britanisë së Madhe pa marrëveshje nuk ka qenë kurrë një skenar i dëshirueshëm për BE.

“Padyshim që do të shkaktonte goditje të konsiderueshme si për qytetarët ashtu edhe për bizneset, por gjithashtu do të kishte pasoja serioze negative edhe ekonomike”, tha ajo.

Ajo citoi një deklaratë të Presidentit të KE-së, Jean-Claude Juncker, se nëse Brexit do të arrihej pa marrëveshje, “britanikët për fat të keq do të jenë humbësit më të mëdhenj.”

Nga ana tjetër, kryeministri britanik Boris Johnson u bëri thirrje Francës dhe Gjermanisë më herët të që të ndryshojnë qëndrimet për Brexit dhe të bien dakord për të negociuar një marrëveshje të re largimi, duke ritheksuar se përndryshe është e përgatitur të largohet nga BE pa marrëveshje.

“Ne do të jemi gati për të dalë në 31 tetor – me ose pa një marrëveshje”, u tha ai gazetarëve në Trur, në jug-perëndim të Anglisë.

“Miqtë dhe partnerët tanë në anën tjetër të Kanalit (La Manche) janë pak hezitues për të ndryshuar pozicionet”, shtoi ai.

“Shpresoj që ata të kuptojnë se duhet të bien dakord për një kompromis,” tha Johnson, kur u pyet për takimet e ardhshme me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin francez Emmanuel Macron këtë javë. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts