Auto Dak
Auto Dak

Paralajmërim amerikan edhe për Metën: në pritje të SPAK-ut 2 milion eurosh, gati arrestime (video)

Ambasada Amerikane ka përcjellë një mesazh të fortë paralajmërues mbi nisjen punë të SPAK-ut në pak ditë, duke i premtuar opinionit shqiptar se do sheh rezultate në goditjen e korrupsionit në nivelet më të larta.

Këtë javë, mësoni se si Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar, ose SPAK, do të funksionojë. Me t’u ngritur, do të shënjestrojë korrupsionin e nivelit të larta”, thuhet në mesazhin amerikan. Aty thuhet se janë shpenzuar 2 milion euro për këtë qëllim.

“Kjo video tregon se si mbështetja prej 2 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara po përdoret për të siguruar që SPAK do të ngrihet dhe do të funksionojë në mënyrë të pavarur”, shkruan ambasada e SHBA.

Ndërkohë, paralajërimi amerikan shkon dhe presidentin Meta, i cili do duhet të dekretojë trupën e SPAK-ut, që mos hedhë “vickla kushtetuese” siç ka vepruar në tjera procese në kuadër të Reformës në Drejtësi. /tesheshi.com/  

Learn How SPAK Will Target High-Level Corruption

🇦🇱️ | Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, mësoni se si Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar, ose SPAK, do të funksionojë. Me t’u ngritur, do të shënjestrojë korrupsionin e nivelit të lartë. Kjo video tregon se si mbështetja prej 2 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara po përdoret për të siguruar që SPAK do të ngrihet dhe do të funksionojë në mënyrë të pavarur. #ShqiperiaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit🇺🇸️ | The U.S. Government is committed to the fight against corruption and the respect for the rule of law all over the world. Fighting corruption is at the forefront of U.S. Embassy Tirana’s work in Albania. This week learn how the Special Structure Against Corruption and Organized Crime, or the SPAK, will operate. Once established, it will target high-level corruption. This video shows how the $2 million in support from the United States is being used to help ensure the SPAK is established and will operate independently. #AlbaniaFightsCorruption #StopCorruption

Posted by U.S. Embassy-Tirana on Thursday, December 12, 2019

auto pjese dak

Related posts