Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Palmer i kujton BE-së: e megjithatë, taksa u hoq nga presioni amerikan

Zëvendës/Ndihmës/Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Matthew Palmer, si dhe i Dërguari Special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Mirosllav Lajçak thanë që SHBA dhe BE nuk janë rivalë dhe kanë të njëjtat synime dhe vizione për Ballkanin Perëndimor.

Në një video-konferencë të quajtur “Dialogu Ballkanik”, organizuar nga “Concordia”, “The East West Institute” dhe “The Belgrade Fund for Political Excellence”, Palmer tha se SHBA do të mbetet e angazhuara në rajon për të siguruar qëllimin përfundimtar të normalizimit të marrëdhënieve Beograd-Prishtinë.

“Ne kemi një qëllim të përbashkët dhe një vizion të përbashkët për Ballkanin Perëndimor, dhe ne jemi partnerë për këtë çështje”, deklaroi diplomati i njohur amerikan, me detyrë si i dërguari i Trump për rajonin.

Ai nënvizoi se SHBA dhe BE po punojnë së bashku në rajon, jo vetëm për çështjen e Beogradit dhe Prishtinës.

Palmer tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin emërimin e Lajçak dhe dëshiron që ai të ketë sukses.

Por theksoi gjithashtu, si për të vërtetuar një rivalitet fluid me BE-në, se ishin përpjekjet amerikane ato që çuan në heqjen e taksës.

 

 

auto pjese dak

Related posts