Palestinezët, mesazh Argjentinës dhe Leo Messi-t: jo miqësores me Izraelin në Jerusalem

Palestinezët kanë lëshuar një mesazh kombëtares argjentinase, e posaçërisht Leo Messi-t, që të anullojnë miqësoren me Izraelin, planifikuar për me 9 qershor në Jerusalem.

Ishte Federata e Futbollit e Palestinës ajo që ftoi njerëzit në një tubim para përfaqësisë diplomatike të Buenos Aires-it në qytetin El-Bire të Bregut Perëndimor, duke kërkuar që skuadra përfaqsuese e Argjentinës të tërhiqet nga kjo miqësore, e cila sipas tyre është një provokim i radhës, pikërisht nga fakti që luhet në Jerusalem

Kreu i Federatës, Xhibril er-Raxhub tha se “ndeshja nuk është veçse një mjet politik nga ana e Izraelit, që duke e luajtur në Jerusalem, ta shpallë atë dhe me gjuhën e futbollut kryeqytet të vetin”.

Ai i kërkoi nomanialisht Lionel Messi-t që “të mos bëhet shkak për zbardhjen e fytyrës së zezë të okupimit izraelit”.

“Nëse Messi do të marrë pjesë në ndeshje, ne do të nisim fushatë kundër tij në Palestinë, në shtetet arabe dhe në nivel ndërkombëtar”, tha Raxhub. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts