Auto Dak
Auto Dak

Padakortësia me “Burimin e Paqes”, Gjermania ndalon eksportet e armëve në Turqi

Në padakortësi me operacionin ushtarak anti-terror në veri të Sirisë, Gjermania ka ndaluar eksportet e armëve në Turqi. Ky fakt u bë i ditur nga ministri i Jashtëm gjerman Haiko Maas.

“Duke pasur parasysh ofensivën ushtarake turke në verilindje të Sirisë, qeveria federale nuk do të lëshojë licenca të reja për të gjithë pajisjet ushtarake që mund të përdorte Turqia në Siri”, tha Maas.

Ministrja e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer tha të premten se Gjermania pret që të gjithë partnerët e NATO-s, përfshirë Turqinë, të kontribuojnë në stabilizimin e rajonit.

Vetëm Gjermania eksportoi armë në vlerë 243 milion euro në Turqi në vitin 2018, që është pothuajse një e treta e eksporteve totale të armëve të Gjermanisë.

Turqia ka ndërmarrë operacionin në shkallë të gjerë të quajtur “Burimi i Paqes”, që synon goditjen finale të grupimeve militante terrorndjellëse të kurdëve, me synimin për të krijuar një brez paqeje në kufirin me Sirinë. /tesheshi.com/   

 

auto pjese dak

Related posts