OSHEE, “partia” më e re në Shqipëri!!!

Po bëhen muaj që nga selia e PD-së, përcillen akuza për OSHEE-në, ankronimin e njohur që përfaqson operatorin e shpërndarjes së energjisë në Shqipëri. Ndërkohë që, edhe OSHEE nuk ia përton për çdo rast, siç është ai më i fundit, ku e akuzon partinë më të madhe opozitare për pengim të rimëkëmbjes së kësaj kompanie, me një rëndësi strategjike për vendin. Akuza dhe shpifje të rënda po lëshohen përditë ndaj kompanisë dhe përpjekja për të nxitur pakënaqësinë e qytetareve, po shoqërohet edhe me përpjekjen për të penguar investimet e domosdoshme për rrjetin e shpërndarjes e për shërbimin ndaj klientit”, thuhet në një komunikatë të OSHEE-së, fill pasi PD-ja e akuzoi lidhur me matesat e rinj. Pa u hyrë thelbit të akuzave, nëse janë apo jo të drejta, si për një palë e si për tjetrën, të bën përshtypje fakti që ligjërimi politik i një partie, adresohet tek një kompani shtetërore, si te ishte dhe kjo e fundit parti!  /tesheshi.com/ 

 

 

auto pjese dak

Related posts