728 x 90 Leaderboard

Orban: BE po na shndërron në indigjenë

Kryeministri hungarez ViktorOrban u bëri thirrje votuesve të refuzojnë globalizmin dhe të mbështesin “kulturën e patriotizmit” në zgjedhjet parlamentare evropiane vitin e ardhshëm, njoftoi AP.

Kryeministri hungarez tha se nëse vazhdon emigracioni, “evropianët vendës” do të bëhen pakicë dhe “terrori do të bëhet pjesë e jetës në qytetet më të mëdha”.

Bashkimi Evropian dëshiron të marrë mbrojtjen e kufijve të jashtëm të shteteve të caktuara për të lejuar hyrjen e emigrantëve, tha Orban.

Sipas tij, burokratët evropianë “nuk duan të ndalojnë imigracionin, por duan ta menaxhojnë atë”, raporton AP.

Kryeministri i Hungarisë citoi deklaratën e Kancelares gjermane Angela Merkel në të cilën ajo tha se vendet anëtare të BE do të duhet të japin të drejta individuale kombëtare për Frontex.

Ajo që Orban nuk ka përmendur, sipas AP, është se Merkel shtoi se vendet anëtare të BE do të duhet të mbajnë një pjesë të barrës së fluksit të migrantëve për të treguar solidaritet. /tesheshi.com/

Related posts