reklama juaj ketu

Opozita i vë kushte mazhorancës për zgjedhjet, bie era bojkot

Opozita shqiptare vendosi këtë të mërkurë që t’i diktojë mazhorancës një set kushtëzimesh – hartuar brenda një platorme të përbashkët siç e quajti Basha –  lidhur me zgjedhjet e afërta parlamentare që mbahen në qershor.

“Sot kemi mbajtur një takim të opozitës parlamentare, që vjen pas një koordinimi paraprak edhe me opozitën joparlamentare, dhe kemi rastin të konfirmojmë qëndrimin tonë për zgjedhjet e ardhshme. Qëndrimi i unifikuar i opozitës është se në këto zgjedhje nuk mund të vendosin kriminelët, por qytetarët. Nuk mund të vendosin varfëria dhe korrupsioni qeveritar, por vullneti i qytetarëve”, tha kreu i PD-së, duke potencuar më pas pikat kyçe të platformës, që siç tha ai janë: “votimi elektronik, kufizimi i financimeve, kufizimi mediatik dhe aspekte të tjera”.

“Zgjedhjet do t’i vendosë vullneti i qytetarëve. Rikonfirmojmë në këtë platformë votimin elektronik. Kohë më nuk ka. Çështje më të rëndësishme se kjo për shqiptarët nuk ka. Opozita do të kushtëzojë çdo veprim të mëtejshëm me avancimin e reformës zgjedhore”.

Kjo lëvizje i ngjan asaj të Ramës për zgjedhjet lokale të vitit 2007, gjë që çoi në një ridalje në skenë të Nanos duke u rreshtuar krah Berishës pas vendimit të Ramës për bojkot. Por Basha tha se platforma nuk ka pse paragjykohet duke e çuar mendjen tek bojkoti i zgjedhjeve. /tesheshi.com/