728 x 90 Leaderboard

Opozita kosovare pranë dorëzimit të mandateve?! Nëse po, ç’do të ndodhte më pas?

Nga Blendi Gashi

Ka hyrë në muajin e shtatë kriza politike në Kosovë që nuk po gjen zgjidhje. Për më tepër pritet të thellohet edhe më shumë pasi as pushteti e as opozita nuk po japin shenja se mund të arrijnë një kompromis.

Një prej opsioneve të radhës së tri partive opozitare VV, AAK, e NISMA po shihet edhe dorëzimi i mandateve.

Veçmas, javë më parë një hap të tillë e ka marrë ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj.

Në rast se ndërmerr një veprim të tillë opozita e bashkuar, nuk dihet saktësisht se çfarë mund të ndodh dhe si do të funksiononte më tej institucioni ligjvënës.

 

Ja ç’thotë ligji ku flitet për zëvendësimin e anëtarëve të Kuvendit

Në Ligjin NR. 03/L-073 për zgjedhjet e përgjithshme të Republikës së Kosovës neni 112 ku flitet për zëvendësimin e anëtarëve të Kuvendit pika 112.1, thuhet se vendet e shpërndara në përputhje me ketë Ligj mbahen personalisht nga kandidatët e zgjedhur dhe jo nga subjekti politik. Mandati i anëtarit nuk do të ndryshohet apo ndërpritet para se të përfundojë mandati përveç në rastet vijuese:

“a) dënimi i anëtarit për vepër penale për të cilën ai apo ajo është dënuar me burgim sikurse parashikohet me anë të nenit 69.3 (6) të Kushtetutës; b) dështimi i anëtarit që të marrë pjesë në seancat e Kuvendit apo të Komiteteve për gjashtë (6) muaj radhazi, anëtar i të cilave ai apo ajo janë, përveç nëse jepet ndonjë arsye bindëse në pajtim me Rregullat e Kuvendit; c) humbja e mandatit të anëtarit, sipas nenit 29 të këtij ligji; d) vdekja e anëtarit; e) paaftësia mendore ose fizike e anëtarit, e përcaktuar me anë të vendimit përfundimtar gjyqësor, apo f) dorëheqja e anëtarit”, thuhet në ligj.

Në pikën 112. 3 thuhet se pasi që një ulëse të mbetet e zbrazët, kryetari i Kuvendit i bën kërkesë me shkrim Presidentit për mbushjen e ulëses së zbrazët. Një kërkesë e tillë duhet të përfshijë edhe sqarimin se pse u lirua kjo ulëse.

112.4 Pas pranimit të kërkesës sipas paragrafit 3 të këtij neni, nëse sqarimi i dhënë është i mjaftueshëm, Presidenti duhet të kërkojë nga KQZ-ja të rekomandojë emrin e personit për ta mbushur vendin e lirë. KQZ-ja duhet që në afatin prej pesë (5) ditëve të punës nga momenti i marrjes së kërkesës, t’ia ofrojë Presidentit emrin radhës së personit të ligjshëm sipas paragrafit 2 të këtij neni”, thekson më tej ligji.

Ndërkohë sa i përket të ardhurave të deputetit në rregulloren e Kuvendit ku flitet për të drejtat shtesë të deputetit pika 2.2 thuhet se pas përfundimit të rregullt të mandatit, i takojnë të ardhurat mujore për periudhën prej dymbëdhjetë (12) muajve, të përcaktuara me rregullën 2.1, po qe se gjatë kësaj kohë nuk kthehet në vendin e punës, të cilin e ka pasur para zgjedhjes deputet, ose në vend tjetër të përshtatshëm për të. 2.3.

Përjashtimisht nga kjo dispozitë, deputetit, të cilit i ka pushuar mandati mbi bazat e përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit, neni 25, si dhe ne bazë të dorëheqjes së tij, nuk i takojnë të ardhurat mujore.

 

Ja ç’thonë njohësit e Kushtetueses

Njohësi i çështjeve të Kushtetutës, Riza Smaka, thotë se nëse opozita parlamentare merr vendim për të lënë mandatet e fituar, Kuvendit dhe organeve të tij do t’i  shkaktohej një goditje serioze referuar mirëvajtjes së funksionimit normal të tyre.riza smakaa

Kuvendi aktual nëse sipas numrit të mandateve do të mund të siguronte kuorume për punë, nga aspekti politik e moral do të fusnotohej për të keq dhe do të bëhej objekt i kritikave esenciale të adresuara nga bota intelektuale, shoqëria  civile si dhe opinioni i jashtëm e i brendshëm!.

I takon kryetarit të Kuvendit si dhe Presidentes që sa më parë aq më mirë të kërkonin nga kryeministri përgjegjësi politike e funksionale për shkeljet arrogante të Kushtetutës dhe dëmtimit të integritetit territorial e në atë mënyrë do të mund të pritej me bazë detensionimi i acarimeve të theksuara ndërmjet opozitës parlamentare e cila lehtësisht mund të eskalonte deri në përmasa të pakontrolluara me pasoja për popullin e shtetit tonë”, ka thënë Smaka për tesheshi.com.

 

Profesori i Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës, Vigan Qorrolli, thotë se dorëzimi i mandatit mund të jetë vullnetar nga cilido deputet.vigani

Qorrolli, në  një  prononcim për tesheshi.com thotë se nëse në mënyrë grupore e tërë opozita e bashkuar i dorëzon mandatet atëherë me Kushtetutë dhe Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme nuk ka mundësi të zëvendësimit nga listat e partive politike tjera, por vetëm nga to.

Kjo do të thotë se në rast se mbetet vetëm mazhoranca në Kuvend, do t’i humbte kuptimi i demokracisë dhe Kuvendi do të shndërrohej në institucion të monizmit ku vetëm partitë qeveritare marrin pjesë”, ka thënë profesor Qorrolli.

 

Njohësi tjetër i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu, thotë se bojkotimi i seancave të Kuvendit nga ana e opozitës do të prodhonte pasoja serioze për mbarëvajtjen e punës dhe aktiviteteve institucionale të Parlamentit.

mazllum baraliuu

Baraliu ka thënë për mediat kosovare se nëse opozita i bojkoton seancat, pozita mundet të vazhdojë vet sepse e ka shumicën, mirëpo sipas tij, në demokraci nënkuptohet pjesëmarrja e të gjitha segmenteve institucionale dhe parlamentare, sepse edhe opozita është pjesë e sovranitetit institucional dhe vendimmarrjes.

Nëse opozita i bojkoton seancat, nuk është e përcaktuar me rregullore se si mund të paguhen, por me rëndësi është se gjatë seancave plenare të ketë një shumicë parlamentare, e cila do të marrë vendime. Se sa janë legjitime ato vendime që merren pa praninë e opozitës është çështje diskutabile dhe që do një reflektim, sepse nuk është në rregull pa qenë struktura e plotë e deputetëve si përfaqësues të popullit”, ka thënë ai. /tesheshi.com/

 

Related posts