Auto Dak
Auto Dak

OPERACIONI/ Beteja virtuale: si manipulohet “Burimi i Paqes” me fake foto

Pas fillimit të operacionit “Burimi i Paqes” më 9 tetor, ndërmarrë nga Turqia në veri të Sirisë, e që synon shkatërrimin e korridorit terrorist të YPG / PKK, mbështetësit e kësaj organizate, sipas medias turke, po përhapin dezinformata në rrjetet sociale me anë të fotove të trukuara.

Ato paraqesin me të njëjtin intensitet foto të marra në vende dhe në kohë të ndryshme, duke i servirur si të ishin gjatë operacionit.

Kështu, një foto e realizuar gjatë “Marshit të Gjelbër”, në të cilën morën pjesë qindra mijëra njerëz dhe e cila u bë në Marokun jugor në 1975, u tregua sikur ishte marrë në zonën ku po kryhej operacioni.

Një tjetër gjithashtu u përpoq të tregonte një fotografi të një burri që mbante trupin e një fëmije pas sulmeve ajrore ruse në Idlib më 17 gusht, si rezultat i operacionit turk.

Përveç kësaj, mbështetësit e militantëve kurdë u përpoqën të shfaqin foton e një vajze të plagosur në Jemen gjatë një ndërhyrjeje të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite në nëntor 2018, si rezultat i operacionit “Burimit i Paqes”.

Një përpjekje për të manipuluar atë është gjithashtu një fotografi e një fëmije mes rrënojave, krijuar në shkurt 2018 në Siri.

Të tilla janë shumë, që siç thotë media turke, janë pjesë e një angazhimi manipulativ duke shfrytëzuar rrjetet sociale. /tesheshi.com/  

auto pjese dak

Related posts