Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Operacioni anti-evazion/ Rama: Po vjen era shtet; por bizneset e mëdha nisin shkurtimet

Një pjesë e bizneseve të mëdha dhe ato të mesme, kryesisht në kryeqytet por edhe qytete kryesore të vendit kanë kryer ndryshime drastike para nisjes së operacionit të madh anti-evazion që pritet të nisë ditën e sotme.

Siç mësohet, disa biznese të mëdha kanë shpallur shkurtime të konsiderueshme në personelin ndihmës dhe të shërbimeve, ndërkohë që lokale apo restorante kanë pushuar kamarierët.

Siç bën të ditur një burim i tesheshi.com pranë Ministrisë së Mirqqenies Sociale, disa nga spitalet e mëdha private në Tiranë kanë larguar nga puna recepsionistë dhe personel shërbimi si shoferë apo edhe mirëmbajtës. Ky është sektori më i rëndësishëm i prekur nga frika e një kotrolli mbi regjistrimin e punonjësve.

Ndërkaq restorante dhe bare në kryeqytet, të cilat kanë prekur nga masat për heqjen e tavolinave në trotuare dhe rrugë kanë shkuartuar nga një kamarier.

“Nuk mund të bëjmë ende një bilanc të këtyre shkurtimeve, por sipas të dhënave në terren mund të flasim për qindra”, tha për teshehsi.com, zyrtari i Ministrisë së Mirëqenies Sociale.

E njëjta gjë pritet të ndodhë edhe në disa nga stabilimentet e biznesit të madh si fabrika të përpunimit të drurit apo të përpunimit të ushqimeve. Ndërkohë bisnesi fason nuk se pritet të preket si pasojë e masave të veçanta fiskale por edhe pagën e ulët që paguajnë për punonjësit, të cilët kryesisht funksionojnë me “akord” pra me mall të porositur.

Ndërkohë, sot në sallën e kateëdralës ortodokse të Tiranës është mbledhur task forca antievazion që do të nisë operacionin e madh, ku bëjnë pjesë tatimet, doganat, inspektoratet dhe policia e shtetit.

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në këtë takim theksoi se ka ardhur koha që qeveria të ndërmarrë reformat e domosdoshme.

“Për vite të tëra u është bërë bisht reformave të domosdoshme. Ka filluar të vijë era shtet. Po nisim një operacion kundër zinxhirit të hajdutërisë që shkencërisht quhet informalitet. Vullneti dhe vëmendja e qeverisë do të jenë maksimale. Jemi në luftë me informalitetin”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se informaliteti “dëmton shumë procesin e rilindjes së organizmit të shtetit dhe shoqërisë”.

“Në të gjithë territorin e republikës do të shtrihet ky operacion dhe do të ketë një bilanc të përjavshëm, në mënyrë që të ndihmojmë sipërmarrjen që funksionon brenda kornizës ligjore. Ata që duan rroga dhe pensione më të larta, që duan investime, duhet të bëhen pjesë e këtij operacioni. Nuk e ekzagjeroj kur them se kjo është luftë për atdheun”, shtoi kryeministri.

/tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts