OKB dënon Iranin për vdekjen e mistershme të një burgosuri politik

Vdekja e një të burgosuri politik në Iran ka sjellë reagimin e fortë të OKB-së.

Zëdhënësi i Pallatit të Qelqtë, Stephane Dujarriç, tha se “jemi shumë të hqetësuar për vdekjen e mistershme të Kavous Sayed Emami, sociolog i njohur me kombësi iraniane dhe shtetësi kanadeze”.

Emami u arrestua më 24 janar dhe familja u njoftua për vdekjen e tij vetëm më 9 shkurt që të procedojnë menjëherë me varrimin pa dhënë shkaqet e vdekjes.

OKB i kërkoi Iranit që të garantojë të drejtat kryesore të njeriut, në radhë të parë atë të jetës.

Në Teheran, një zëdhënës i komisionit të Sigurisë së Parlamentit tha se aktivisti “u vetëvra duke përdorur këmishën e tij si litar”. /tesheshi.com/

 

Related posts