Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

OBSH merr “letër shqetësuese” nga Basha: na duhen pajisje për teste, na ndihmoni dot?

Kreu demokrat Basha ka bërë “lëvizjen e radhës” në pozicionin opozitar, duke zgjedhur t’i shkruajë një letër njeriut të OBSH-së në Shqipëri, Dr. Raul Gonzalez.

Aty, njeriu që udhëheq opozitën shqiptare, pretendon se stafet mjekësore në vend nuk janë të pajisur siç duhet sidomos me materiale testuese, e për këtë duhet ndihma e tij.

“Duke qenë të ndërgjegjshëm për mundësitë e pakta që kanë autoritetet tona për ta përballuar të vetëm këtë situatë, si dhe duke shfrytëzuar këtë mundësi komunikimi, dëshiroj t’Ju kërkoj që të ndihmoni autoritetet shqiptare dhe Shqipërinë me sa mundeni, për marrjen e sa më shumë pajisjeve testuese, të kiteve testuese dhe të tjerave materiale testuese.

Vetëm duke shtuar numrin e testimeve dhe duke verifikuar në kohë çdo person të dyshuar si të prekur nga virusi, ne arrijmë të izolojmë personin në kohë dhe të frenojmë përhapjen e virusit në numër më të lartë qytetarësh”, shkruan Basha në letrën e tij.

Edhe pse nuk i referohet ndonjë statistike por disa të dhënave nga burime partiake, Basha pretendon se ka rënë numri i testeve këto ditë. Ndaj për këtë, ai e kërkon shpëtimin nga Gonzales. /tesheshi.com/ 

 

auto pjese dak

Related posts