Obama: Vrasjet e kryera nga policia janë problem serioz

“Vrasjet e dy afro-amerikanëve të kryera nga pjesëtarët e policisë në Louisina dhe Minnesota, janë dëshmi se SHBA-të kanë “problem serioz”, ka deklaruar të enjten presidenti amerikan Barack Obama.

Ai ka shtuar se ndan zemërin, frustrim dhe dhimbje për pasojat që kanë ngjallur këto vrasje në mbarë vendin.

Në reagimin e parë publik në lidhje me këto raste, Obama ka thënë se është e qartë se këto nuk janë raste të izoluara, duke shtuar se SHBA-të “disa herë kanë qenë dëshmitarë të tragjedive të ngjashme”, dhe se gjithë amerikanët duhet të jenë të shqetësuar nga këto vdekje.

Në Minnesota, natën e kaluar kanë shpërthyer protesta, pasi policia ka vrarë afro-amerikanin Philando Castilla, vetëm dy ditë pasi u vra në Louisiana një tjetër afro-amerikan, i cili kishte shituar CD para një dyqani.

Protestues të zemëruar janë tubuar mbrëmë para vilës së guvernatorit dhe në afërsi të vendit ku është vrarë Castille, duke brohoritur “nuk ka drejtësi, nuk ka rehati”. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts