Auto Dak
Auto Dak

Obama i përgjigjet ashpër Trump-it për komentet mbi muslimanët: mendësi e rrezikshme

Vrasja masive në Orlando ka rindezur edhe njëherë debatin në SHBA mbi ekstremizmin dhe luftën ndaj tij.

Donald Trump, kandidati i mundshëm i republikanëve në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, e ka përsëritur me këtë rast thirrjen për t’ua ndaluar muslimanëve hyrjen në SHBA, por duke e çuar më tej atë, duke kërkuar ndalimin e të gjithë personave nga ato vende që kanë një histori terrori me Amerikën.

E fortë ka qenë përgjigjja e presidentit amerikan ndaj të gjitha komenteve të Trump-it. Një Obama dukshëm i zemëruar u ka thënë gazetarëve: “Ne e kemi parë qeverinë tonë t’i keqtrajtojë bashkëqytetarët tanë, dhe kjo ka qenë një pjesë e turpshme e historisë sonë. Kjo nuk është Amerika që ne duam, kjo nuk reflekton idealet tona demokratike. Kjo nuk ka për të na bërë ne më të sigurt, ka për të na bërë më pak të sigurt.”

Obama tha se SHBA-të janë ngritur mbi lirinë e fesë, e se një “test fetar” do të qe kundër kushtetutës së vendit.

Ai ka kujtuar se sulmet e fundit terroriste në SHBA janë kryer nga njerëz të lindur në atë vend. Siç kryerësi i vrasjes masive të ditëve të fundit, i lindur në të njëjtën lagje të Nju Jorkut si Donald Trump.

Kërkesës së Trump-it për më tepër mbikëqyrje të bashkësisë amerikano-muslimane, Obama i është përgjigjur kështu:

“A do të nisim t’i trajtojmë ndryshe të gjithë amerikano-muslimanët? A do të nisim t’i bëjmë ata t’i nënshtrohen mbikëqyrjes speciale? A do të nisim t’i diskriminojmë për shkak të besimit të tyre?”

Presidenti amerikan e ka quajtur “mendësi të rrezikshme” qëndrimin e Trump-it. Ai ka dhënë dhe një shpjegim për frenimin e tij për të përdorur togfjalëshin “Islam radikal”.

“Nëse biem në kurthin e pikturimit të të gjithë muslimanëve me një penel të gjerë, e lëmë për të kuptuar se jemi në luftë me një fe të tërë, atëherë ne po bëjmë për ta punën e terroristëve.” /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts