728 x 90 Leaderboard

Nxënësi jo i rregullt bën mësuesen të japë dorëheqjen, veprimi i saj më pas i ndryshon jetën

Një mësuese 26-vjeçare ka adoptuar një student me sjellje të keqe dhe vëllain e tij të vogël. Chelsea Haley filloi të punonte me “Teach for America”, një organizatë jofitimprurëse që ofron mbështetje për shkollat me të ardhura të ulëta.

Jerome Robinson, i cili është pezulluar disa herë nga shkolla për veprimet e këqija, gati e bëri edhe atë që të dorëhiqej nga puna. Gjithsesi ajo arriti që të gjejë mënyrën për ta qetësuar. Shkolla i kërkoi mësueses të qëndrojë në punë vetëm për hir të adoleshentit.

Jashtë ambienteve të shkollës, Robinson dhe vëllai i tij i vogël, Jace jetonin në kushte të rënda ekonomike me gjyshërit e tyre. “Ishte kombinim i tragjedisë së shoqëruar me situata të tjera kur jeton në varfëri,” tha Haley për CNN.

Një natë, Haley pa në ëndërr sikur fati i saj ishte që të bëhej nëna e Robinson. Kështu, ditën tjetër ajo e pyeti adoleshentin nëse mund të jetonin bashkë.

Pasi takoi familjen e Robinson, Haley po planifikonte që të shpërngulej në Gjeorgji, prandaj mori leje për të marrë dy djemtë e vegjël, njëri prej të cilëve ishte 1 vjeç e gjysmë.

“Unë kurrë nuk mendova se do të isha një nënë e vetme në moshën 24-vjeçare, veçanërisht të dy djemve, njëri prej të cilëve ishte edhe nxënësi im 12-vjeçar dhe tjetri që ishte vetëm një vit e gjysmë “, tha ajo për CNN.

Rregullat e mandatit të një prindi adoptues duhet të jenë të paktën që prindi të jetë 12 vjet më i madh se fëmija, nga e cila Chelsea përfitoi me tre muaj.

Të tre tani jetojnë në Atlantan periferike dhe Jerome “nuk ka marrë ndonjë pezullim apo diçka, që është një përmirësim i madh për djalin 14-vjeçar”, i tha Haley CNN./tesheshi.com/

Related posts