Auto Dak
Auto Dak

Nuanca të një shteti paralel: të vegjlit te Meta për “datë të re” zgjedhjesh, iu bashkangjitet Milo “pa post” te Rama

Krerë të partive të vogla aleatë të dyshes PD-LSI, shkuan në Presidencë për të diskutuar një datë të re zgjedhjesh lokale, në variantin Meta, në kohën kur mazhoranca vijon të ecë në shinat e 30 qershorit pa u ndaluar, datë e dekretuar nga presidenti muaj më parë.

Me ta, në një zhvillim të ri, qe dhe Paskal Milo, një ish-aleat tradicional i Ramës me partinë e tij Demokracia Sociale, por që çfaktorizuar pothuajse plotësisht ngjashëm me 5 partitë e kahjes tjetër, për të cilat dikur Nano do përdorte përcaktorin cinik Laço-parti.

Pa asnjë post nën pushtetin e PS-së, Milo është pozicionuar dhe ai te zërat opozitare që mbrojnë tezën e një date të re zgjedhjesh, mjaft që opozita jashtë parlamentare të marrë pjesë në to.

“Me Presidentin e Republikës diskutuam rreth situates dhe zhvillimeve aktuale. Biseduam me shqetësim. I shpreha shqëtësimet e mia për krizën politike ku ndodhet vendi. Ndamë së bashku shqetësimin së zgjedhjet  duhet të administrohen me kujdes. Shqipëria duhet të ketë zgjedhje gjithëpërfshirëse”, është shprehur Milo në përfundim të takimit në Presidencë.

Ndërsa Dash Shehi nga grupimi rreth Bashës e Kryemadhit, tha se një datë e re zgjedhjesh duhet të dalë nga një marrëveshje politike.

“Sot  gjykojmë se është bërë një hap i vogël, por në drejtimin e duhur. Ne gjykojmë se data e zgjedhjeve nuk mund të jetë një dëshirë, por do të dalë nga marrëveshja politike. Nëse data e zgjedhjeve është thjesht një shtyrje për të fituar kohë, kjo nuk i shërben opozitës”, tha Shehi.

Ky zhvillim, pritet ta precepitojë më tej krizën, pasi po ecet drejt një shteti paralel që po dikton Meta në rolin e presidentit. Me gjasë, gjykuar dhe nga deklaratat me të fundit të kreut të mazhorancës Edi Rama, kjo e fundit nuk do i qaset ndonjë ftese për konnsultë te kreu i shtetit, gjersa ka vendosur të shkojë pa ekuivok drejt 30 qershorit, duke njohur dekretimin e jo ç’dekretimin e zgjedhjevennga presidenti. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts